TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ppamje nga vrasja në Elbasan. Ravik Gurra është avokati i ekzekutuar mbrëmjen e sotme. Ai njihet si mik i familjes Capja. Motivet e ngjarjes dhe autorët nuk dihen ende, ndërsa policia e shtetit ka dhënë një komunikatë paraprake për ngjarjen.
Kufoma e avokatit është ende në lokal, teksa po vijojnë ekspertimet nga grupi hetimor. Mësohet gjithashtu se Ravik Gurra ka qenë edhe avokat i Emiljano Shullazit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.
Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/01-5.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/02-4.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/03-3.mp4"][/video]