SPORT, 19 Qershor 2018, 19:01

VIDEO/ Botërori anormal i Rusisë, një gol i çuditshëm vendos dështimin e Polonisë

VIDEO/ Botërori anormal i Rusisë, një gol i çuditshëm

Senegali e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Kupën e Botës, duke fituar 2-1 ndaj Polonisë. Me nga një gol për pjesë ekipi afrikan ka sfumuar Lewandowskin, i cili ishte në hije thuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Senegali kaloi në avantazh në minuan e 38-të. Nd’iaye godet në hyrje të zonës në minutën e 38-të, teksa topi devijohet nga Cionek dhe më pas përfundon në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në pjesën e dt, skuadra afrikane shënoi golin e dytë në minutën e 60-të me Niang.

Pas një kundërsulmi të shpejt sulmuesi i Senegalit përfiton nga një mosmarrëveshje të mbrojtjes me portierin Szczesny, për ta dërguar topin për herë të dytë në rrjetë. Në fundin e ndeshjes, Polonia ndezi shpresat, por vetëm për pak minuta, teksa Krychoëiak dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi nga Grosicki.

Ndeshja tjetër e Grupit H e luajtur në orën 17:00 midis Kolumbisë dhe Japonisë përfundoi me rezultatin 1-2.