SPORT, 19 Qershor 2018, 21:59

“Rusia e Madhe”, e kualifikuara e parë e Botërorit

Rusia mposhti 3-1 Egjiptin në ndeshjet e dyta të grupit A, duke u bërë kështu e kualifikuara e parë e Botërorit për turin e 1/16. Një sukses i madh i vendit organizator, që jo vetëm ka gjashtë pikë të plota pas dy takimeve, por edhe ka realizuar tetë gola në harkun e 180 minutave, duke shfaqur një profil të qartë sulmues.

Pas një pjesë të parë pa gola, fraksioni i dytë nisi me autgolin e egjiptianit Ahmed Fathi (47’), ndërsa dy golat e tjerë të rusëve mbajnë firmat e Denis Çerishevit (59’) dhe Artem Dzyuba (62’). Egjipti shënoi golin e nderit me anë të sulmuesit të njohur të Liverpulit, Mohamed Salah nga pika e bardhë (73’).