TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani i sezonit të ri ka pak ditë që ka ni sur punën, ku fillimisht kërkohet një paraqitje dinjitoze në Ligën e Europës, por synimet më të mëdha janë në kampionat. Aktualisht të kuqtë janë të mbështjellë nga ankthi, ku si fillim mbeten në pritje të kundërshtarit të Ligës së Europës. Shorti do të hidhet sot, por ndarja e grupeve i lë pak shpresa të kuqve në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
Kundërshtari më i afërt gjeografikisht është Maribori i Sllovenisë, por goglat mund t’i çojnë deri në Azerbajxhan ndaj Neftçit apo në Kazakistan ndaj Tobolit. Dy kundërshtarët e tjerë të mundshëm janë sllovakët e Treçinit dhe rumunët e Vitorulit, që drejtohen nga “Maradona i Karpateve”, George Haxhi. Të kuqtë nuk e dinë se për çfarë të luten në këtë short, pasi të gjithë rivalët e mundshëm janë të vështirë. Ka edhe nga ata që mund të japin shpresë, por ndodhen në transfertat e largëta të Lindjes, si Neftçi apo Tobol.