TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh në rrjetet sociale qytetarëve, pas akuzave të opozitës për keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ku deri tani kanë humbur jetën 590 shtetas dhe janë konfirmuar 25,801 raste nga fillimi i saj.
Rama thotë se, opozita do t’u fusë ankthin e të mbushë me panik qytetarët për spitalet në kolaps pasi vërtet shpresojnë të ndodhë diçka e tillë.
"Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…", shkruan Rama.
STATUSI NGA EDI RAMA
Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!
Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…
Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s’është aspak ndryshe nga askund në Europë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë.
KINI BESIM, BËNI DURIM, JINI TË KUJDESSHËM PËR VETEN E TË DASHURIT TUAJ, RESPEKTONI RREGULLAT, MOS BINI PRE E LAJMEVE TË RREME, FABRIKIMEVE POLITIKO – MEDIATIKE DHE TEORIVE TË KONSPIRACIONIT!
KEMI PËRPARA EDHE DISA MUAJ TË VËSHTIRË, POR DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE TË EGËR DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KY STËRMUNDIM I MADH!
#MbajMaskën
#RuajDistancat
#BëjDurim