SPORT, 18 Tetor 2017, 16:39

Armando Cungu jep dorëheqjen .

Armando Cungu jep dorëheqjen .

Situata jo e mirë që po kalon ekipi i Vllaznisë në këto javë kampionati, ka bërë që trajneri Armando Cungu të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit.

Në gjashtë javë kampionat, shkodranët e drejtuar nga Cungu kanë marrë vetëm pesë pikë duke bërë që ekipi të marrë kritika nga opinioni sportiv.

Ditën e djeshme u zhvillua një analizë me kryebashkiaken Voltana Ademi, që shprehu hapur besimin e saj për stafin dhe lojtarët duke konfirmuar Cungun.

Gjithsesi kjo nuk i ka mjaftuar trajnerit dhe sot ka ardhur kthesa e madhe, pasi ai ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen dhe ajo është pranuar. Tashmë pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i cili me shumë gjasa do jetë Ernest Gjoka.

TPZ.AL