AKTUALITET, 28 Prill 2019, 10:08

Drejtori i FBI: Rusia po vazhdon përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Drejtori i FBI: Rusia po vazhdon përpjekjet për të


Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka paralajmëruar se Rusia po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, duke shtuar se ky është një ndikim i huaj malinj që paraqet një kërcënim të madh të kundër inteligjencës ndaj Shteteve të Bashkuara.

Teksa mbante një fjalim në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, Wray paralajmëroi se operacionet ruse nën direktivën e presidentit rus, Vladimir Putin, me gjasë do të kërkojnë të ndërhyjnë në fushatën presidenciale në 2020.

“Ne e pranojmë se kundërshtarët tanë do të vazhdojnë të përshtatin dhe të përmirësojnë lojën e tyre. Unë mendoj se Rusia paraqet një kërcënim të rëndësishëm, posaçërisht në kibernetikë, sigurisht atë që ne e quajmë territor të ndikimit të huaj malinj,” deklaroi Wray.

Wray ka përshkruar sesi FBI-ja, Departamenti për Siguri Kombëtare dhe agjencitë e inteligjencës amerikane kanë krijuar task-forca për të koordinuar përpjekjet e tyre për t’u përballur me ndikimin e Rusisë në zgjedhje, lëvizje kjo e bërë, për shkak të përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale më 2016.

“Ne e shikojmë vitin 2018 si një provë për shfaqjen e madhe që të ndodhë më 2020”, shtoi ai.

Wray po ashtu tha se dhe shtete të tjera si Kina, Irani dhe Koreja e Veriut kanë tentuar të kenë “ndikim të huaj” në Shtetet e Bashkuara,-shpjegoi Wray.