TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rreth rrotullimin e Tapizës, ku për pasojë, kanë humbur jetën dy persona, shoferi dhe pasagjeri.
Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit
Tiranë/Informacion paraprak
Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.
/TPZ.AL/