TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona është shpallur zyrtarisht kampione e Spanjës, për të 26-ën herë në historinë e saj. Në fitoren e sotme 1-0 ndaj Levantes goli i vetëm i takimit u shënua nga i përhershmi Lionel Mesi, i cili këtë takim e nisi nga stoli i rezervave.
Një ndeshje aspak e lehtë ajo e sotmja, sepse Levante lufton për mbijetesë dhe e dinte që nuk kishte ç’të humbte, ndaj shkoi në Camp Nou për të prishur festën dhe për pak nuk ia doli.
U desh aktivizimi i Mesit pas pushimit për të ndezur Barcelonën, që e kishte mendjen te festa dhe te Liverpuli.
Fundi i takimit ishte plot tension, sepse Levante sulmoi me forca të shumta dhe Barça ishte me fat, kur një gjuajtje e bukur nga Enis Bardhi goditi shtyllën dhe u zotërua mbi vijën fatale nga Ter Stegen, perfekt edhe sot.
Barcelona 1 – 0 Levante
Shënues: Mesi 62’