AKTUALITET, 28 Prill 2019, 09:25

Basha uron besimtarët Ortodoksë: Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkën!

Basha uron besimtarët Ortodoksë: Krishti u ngjall! Gëzuar


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka uruar besimtarët Ortodoksë për Festën e Pashkëve.

Basha thotë se Pashkët Ortodokse, janë një festë e shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen.

Urimi i Bashës:

Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!”

“Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën!

Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!