TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm barazim në ndeshjen e shumëpritur mes Interit dhe Juventusit, derbin e Italisë i cili si zakonisht ka tërhequr vëmendjen në ndeshjet e sotme në arenën ndërkombëtare. Një sfidë e luftuar, me shumë spektakël, por që në fund është mbyllur në barazim 1-1.
Interi ka qenë dominues në pjesën e parë i ndihmuar edhe nga goli i shpejtë i Naingolan i cili gjeti rrjetën më një goditje spektakolare nga jashtë zonës. Zikaltërit shpërdoruan disa mundësi të tjera shënimi me Perishiç i cili i shkoi më afër golit të dytë me gjuajtjet e tij.
Por Juventus u shfaq më agresiv në pjesën e dytë falë edhe Ronaldos, i cili u zgjua dhe filloi të kërkonte me ngulm golin e 20 në kampionat i cili erdhi pas një kombinimi të shkëlqyer me Pjaniç. Goditja perfekte e portugezit nuk i la kohë të reagonte Handanoviç, i cili më pas u detyrua të bënte disa ndërhyrje vendimtare për të shpëtuar portën nga goli i dytë.
Në fund, një barazim që nuk ndryshon asnjë gjë në situatën e dy skuadrave, pasi Juventusi me titullin e siguruar mbetet i pari, ndërsa Interi pozicionohet për momentin i qetë në vendin e tretë.
Inter-Juventus 1-1
Shënues: 7′ Naingolan / 62′ Ronaldo