TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani është në krye me meritë, kjo është çka deklaroi Starova pas ndeshjes me Partizanin. Trajneri i Laçit në prononcimin për Supersport shprehet se ekipi i tij mund të kishte marrë maksimumin por ndikoi edhe mungesa e eksperiencës së disa lojtarëve.
“Penalltia? Ishte faull jashtë zone
Ndeshja? E kam thënë nuk ishte e lehtë, nuk ishte kjo ndeshja vendimtare kampionatit pasi do ishte e rëndë për mua ndaj Partizanit. Për mua realizuam një ndeshje të mirë, luajtëm sipas mundësive tona. Kemi pasur mundësi po të ishim më të fresktë për të shënuar edhe golin e dytë. Por edhe Partizani kishte mundësitë e veta. Po të më thoshin para ndeshjes për rezultatin mund të na pëlqente, edhe pse objektivi ishte fitorja, por duke luajtur ndaj më të mirëve bëmë një ndeshje dinjitoze. Laçi ka qenë gjithnjë problem, ka 10 vjet që merr rezultate jashtë fushe dhe të krijon vështirësi. Partizani e dinte këtë, dhe ndeshja mund të kishte 3 rezultatet. Pas penalltisë mund të humbisnim pasi ndikon dhe eksperienca e disa lojtarëve”.
Zëvendësimet
“Kisha besim te freskia e skuadrës, por lojtarët po luanin perfekt nuk pashë lodhje. Lushkja ishte prezent edhe të tjetër ishin mirë. Në kushtet kur një skuadër është në disavantazh duhet të shtrëngosh dhëmbët por nuk ia dolëm të ruanim avantazhin.
Problemi është se humbëm topin në mesfushën tonë. Pasimi i fundit dhe konkludimi janë momente që duhet klas por duhet marrë parasysh dhe lodhja dhe kundërshtari ndaj të cilit luanim. Ishim afër fitores, barazimi nuk na kënaq. Kemi ndeshje të forta përpara, jemi pa tifozët tanë”.
Partizani Starovës më i fortë se aktuali
“Kur kam thënë që Partizani me Ekuban e Torasa ishte i mirë, e kam thënë që atë kampionat duhej të merrnim ne. Por pa denigruar ekipin që kryeson sot, është më meritë ku është dhe ka 8 lojtarë nga ai ekip. Kur e kam thënë atë, nuk është për të deklaruar se kjo skuadër nuk është e fortë. Janë 8 lojtarë nga ajo skuadër e atëhershme”, tha Starova.