TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, e ka cilësuar normale pretendimin për shpjegime të lojtarëve të tij te gjyqtari në fund të ndeshjes. Për “SuperSport” ai deklaroi se ekipi i tij ndoshta po vuante pak tensionin e javëve të fundit, por insistoi se ishte diçka normale në këtë moment ndaj një kundërshtari i cili mbrohej mirë.
“Besoj se nervozizmi erdhi pas një fillimi loje jo të mirë të pjesës së parë, për 20 minuta luajtëm me tension, jo si duhej. Ndoshta vjen nga presioni. Shënimi i golit të Laçit na zuri në befasi, pastaj çdo gjë filloi të fliste për ne. Kur do patjetër fitoren nuk është se gjen hapësira, më vjen keq për djemtë, se nuk është se e nuk e kanë vlerësuar. Ndoshta është edhe presioni i fundit, por dhanë maksimumin. Patëm shanset tona, pro ky është futbolli.
Pamundësia për të gjetur rrjetën? U vështirësua ndeshja se pas golit të Laçit, ata kanë ide të qarta, është një ekip që mbron shumë mirë, edhe nëse nuk gjenden në avantazh, ngjishen mbrapa. Sulmuesit nuk patën hapësirat e duhura, u mbyllën në 16-she, gjuajtje kishte e raste, por i tillë është futbolli.
Nervozizmi në fund? Secili i sheh gjërat me perceptimin e vet, ne në fushë i shohim gjërat në krahasim me atë që kërkojmë e presim prej gjyqtarit. Ju e dini çfarë ndodh në Laç e gjëra të tjera, por të kërkosh llogari për gabime e të mos kalosh limitet është normale. Nuk është Partizani i pari në botë, ka edhe vende të tjera që ndodh. Normale ka nervozizëm. Për gjyqtarin ka limite për ankesën. Secili ka pretendime, nuk do të thotë që fillon e mbaron kampionatin i kënaqur. E mbani mend në Laç, e dini se si veproi gjyqtari, por nuk ia hodha fajin, isha fair play. Nëse diçka nuk shkon mirë, kam të drejtën e plotë që ta pyes se çfarë ndodh. Nuk jetojmë në Zvicër, por në Shqipëri.
Mungesë karikimi i ekipit? Nuk është çështja te karikimi sa te presioni, janë 5 ndeshje, për më tepër në shtëpi ku mundohesh të zgjidhësh gjërat shpejt. Gjithmonë jemi në limitet e gabimeve. Nuk u treguam të vëmendshëm por të përgjumur në fillim dhe Laçi shfrytëzoi momentin, na e bëri të pamundur Laçi të merrnim rezultatin. Shfrytëzuam çdo rast që kishim, luajtëm me dy sulmues në fund, u munduam të merrnim krahun e kromonim por kjo është e gjitha e ndeshjes”.