AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 11:24

Mrekullia/ Peshkatari gjen beben 18 muajsh në oqean, ishte ende gjallë...

Mrekullia/ Peshkatari gjen beben 18 muajsh në oqean, ishte ende

Një peshkatar në Zelandën e Re, ka shpëtuar një foshnje 18 muajshe, nga oqeani, në një incident që e përshkruan si "një mrekulli".

Gus Hutt, po qëndronte në kampingun Matata Beach dhe kishte dalë për peshkim, kur pa një siluetë të vogël në ujë. Fillimisht ai mendoi se ishte një kukull dhe nuk i vuri shumë rëndësi. Por, foshnja filloi të qante dhe peshkatari kuptoi se bëhej fjalë për një bebe që ishte ende gjallë në mes të oqeanit!

Foshnja 18 muajshe, ishe larguar nga tenda e prindërve të tij, duke zbërthyer zinxhirin e tendës, ndërkohë që ata flinin. Më pas, kishte ecur drejt oqeanit duke përfunduar larg bregut.

Peshkatari u shpreh se gjetja e foshnjes ishte një mrekulli e vërtetë, sepse kjo ishte hera e parë që ai ndryshonte itenerar. Zakonisht peshkatari dilte në një zonë tjetër për të peshkuar. Ai thotë se po të kishte qenë vetëm një minutë më vonë, nuk do ta kishte parë foshnjen sepse rrjedha e ujit po e çonte larg.

Prindërit e morën vesh ngjarjen, vetëm pasi peshkatari e kishte dorëzuar foshnjen tek autoritetet e kampit. E ëma ulëriti dhe nuk mund të besonte atë që kishte ndodhur.

/TPZ.AL/