AKTUALITET, 29 Dhjetor 2017, 08:53

Doda jep alarmin: Rama po gllabëron të gjitha pushtetet

Doda jep alarmin: Rama po gllabëron të gjitha pushtetet

Ish-deputetja Mesila Doda e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, theksoi se të gjitha pushtetet po përqendrohen në duart e një njeriu dhe ky është një moment alarmi.

"Kemi një rrëshqitje të të gjitha pushteteve në duart e një personi dhe ky është një moment alarmi. A do të ketë një reagim? Ajo që ndodhi në Parlament ishte një formë reagimi. Nuk mund të thuash që protestat duhet t'i çojmë në janar", - tha ajo.