AKTUALITET, 14 July 2026, 11:24

Do të pyetet, ish deputeti Valteri/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK gjen ‘qitësin e dytë’. Debate në gjyq për Sky Ecc

Po mbahet sot në 14 korrik në GJKKO procesi gjyqësor ndaj shtetasve Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit.

SPAK ka deklaruar në këtë seancë se qitësi i dytë në atentatin ndaj Arjan Ndojës ka qenë Bledar Polovina.

Avokati Saimir Visha në seancë ka kërkuar pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e proces-verbaleve.

Gjykata ka thënë se është shprehur njëherë gjatë seancës paraprake dhe se këtë pretendim e ka gjetur të pabazuar.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për të marrë në pyetje ish-deputetin Halit Valteri.

Debatet në seancë

Në gjykatë u debuatua në lidhje me komunikimet në Sky Ecc. Avokatët kanë pretenduar se ka mospërputhje në prova. Por SPAK ka shpjeguar se komunikimet në Sky janë të plota, në lidhje me atentatin e ndodhur.

Në komunikime, A.SH ka dhënë sugjerime se ku ishin vendet më të mira për të vrarë Rrumin e Shijakut.

Si u identifikuan se kush ishin personat që bisedonin në Sky?

Avokati thotë se SPAK ka identifikuar 3 kode, që mund të ketë përdorur i pandehuri i mbrojtur prej tij, por se i janë vënë në dispozicion vetëm të dhënat e një kodi, por nuk di çfarë kanë dy kodet e tjera.

SPAK sqaron se të dhënat e tjera lidhen me trafikun e drogës, ku A.SH po gjykohet për trafik droge.