TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Baca Adem Demaçin me një shkrim në rrjetet sociale ku e cilëson si hero të pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar. Meta nuk harron të tregojë se është model kombëtar i skalitur në historinë tonë dhe të lùftës për pavarësinë e Kosovës.
Baca Adem Demaçi ia doli të përballojë vitet e bùrgut si i bùrgosur politik për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë, të pavarur.
Shkrimi i plotë:
Nuk do t’i gjej kurrë fjalët e duhura për të shprehur dhímbjen e thellë që la pas ikja jote në përjetësi dy vite më parë, Baca Adem Demaçi, emblema e qëndresës shqiptare, Heroi ynë i pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor.
Sot ne përulemi me respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit të jetës dhe veprës tënde të lavdishme e frymëzuese për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve, si një model kombëtar i skalitur në historinë tonë dhe të lùftës për pavarësinë e Kosovës.
Do të mbetesh maratonomaku shqiptar i palodhur i lirisë, ‘Mandela i Europës’ dhe ‘Saharovi’ ynë me më shumë vite bùrg të vuajtura në ish-Jugosllavi si i burgosur politik, që i’a dole të përballosh e t’i sfidosh me fisnikëri e mençuri sakrificat pambarim për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e të njohur ndërkombëtarisht me kufijtë e saj.
Mirënjohje të thellë për gjithçka na le trashëgimi dhe amanet Baca Adem! Përqafime të ngrohta e vëllazërore për familjen shumë të dashur Demaçi!