AKTUALITET, 25 Korrik 2020, 20:35

Mjeku ‘drejton gishtin’ nga ish-ministri i Ramës: Ilir Beqaj shkaktari që shëndetësia ka mbetur pa lekë!

Mjeku ‘drejton gishtin’ nga ish-ministri i Ramës: Ilir Beqaj

Mjeku urolog, Artan Koni ka qënë i ftuar në emisionin “Kjo javë” për të folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në fjalën e tij, Koni u shpreh se Ministria nuk ka pasur fonde të mjaftushme për të përballuar situatën e koronavirusit për shkak të keqmenaxhimit të fondeve.

Sipas mjekut, shkaktari që shëndetësia kishte mbetur pa rezerva të mjaftueshme ishte ish-ministri, Ilir Beqaj.

Nuk janë transparente dhe i kuptoj se nuk kanë cfarë të bëjnë. E fshehtë mbahet ajo që kemi thënë: që thonë se gjendja është nën kontroll, kur nuk është nën kontroll, thonë që janë spitalet gati, por nuk janë, thonë që janë bërë testime sa duhet, por nuk janë bërë, thonë që kanë respiratorë, por nuk kanë. Shkaktari që ka mbetur shëndetësia pa lekë nuk është Manastirliu, por Ilir Beqaj. Ministrja mund ta pranojë këtë, mund të ishte më e ndershme të thoshte që nuk kemi shumë buxhet, ndaj jemi në këtë gjendje. Por këta thonë të kundërtën”, tha Koni.