TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme, për të frenuar rastet me koronavirus, vjen një apel nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Manastirliu theksoi se maskat dhe barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh. Sipas saj, duhet të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
?COVID19
Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!
Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!
#VendoseMaskën?
#RuajShëndetin
#TëNdihmojmëEkipetMjekësore??
?#COVID19?