TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Munich u kualifikua me shumë vështirësi në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Niko Kovac edhe pse zbriti me formacionin më të mirë të mundshëm në fushë iu fal një goli të Robert Lewnadowskit, 8 minuta përpara fundit për të mposhtur, ekipin e Dorchersten që luan në kategorinë e katërt të futbollit gjerman.
0-1 triumfoi edhe Wolfsburgu përballë Elversberg skuadrës së ish mesfushorit të kombëtares shqiptare Alban Meha, i cili u aktivizua në 8 minutat e fundit të sfidës.
Spektakël dhuroi Hoffenheim që u kualifikua më tej me goleadë pasi shpërfytyroi me rezultatin 6-1 Kaiserslautern në shtëpinë e këtyre të fundit.
Me të njëjtat shifra Werder Bremen eliminoi modestët e Worms. Me një fitore minimale avancoi më tej edhe Bayer Leverkusen, ndërsa surprizën e vërtetë e bëri Ulm që me rezultatin 2-1 eliminoi që në raundin e parë të DFB Pokal kampionen në fuqi të këtij kompeticioni, Eintracht Frankfurt.