AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 19:11

Treni përplas makinën, plagoset fëmija 11 vjeç

Treni përplas makinën, plagoset fëmija 11 vjeç

Rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.), njoftoi Policia.

“Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, shtuan të njëjtat burime.