AKTUALITET, 21 Janar 2018, 16:05

Detajet e reja/ Ndërron jetë vajza nga Fieri, djali në gjendje të rëndë (Emrat)

Detajet e reja/ Ndërron jetë vajza nga Fieri, djali në gjendje

Ndërron jetën vajza nga Fieri, Ariela Murati, 21 vjeçe, e cila u qëllua nga iu riu Aldosen Belulaj, ky i fundit ka qëlluar veten në kokë dhe është në gjendje të rëndë.

Siç bën të ditur policia, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa e 23-vjeçarit për lidhje me studenten 21-vjeçare, e cila e ka refuzuar.

Hetuesit në vendngjarje kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI  I POLICISE

Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka seku paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.