AKTUALITET, 21 Janar 2018, 14:06

"Dega e ullirit", Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri

"Dega e ullirit", Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër

Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve në Siri.

Lajmi është njoftuar nga Kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura forcë kufitare kurde që është krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Yildirim në zonë gjenden 8 deri 10 mijë terroristë, ndërkohë që avancimi i trupave turke shoqërohet nga forca rebele te Ushtrisë së Lirë Siriane.

Turqia raportohet se ka vënë në veprim një tank si edhe artilerinë e rëndë.

‘Dega e ullirit’, siç quhet operacioni në fjalë, nuk ka hasur ndonjë rezistencë të madhe deri më tani, pasi siç raporton gazeta turke ‘Hurriyet’, kurdët po tërhiqen nga fshatrat e rajonit të Afrin.