AKTUALITET, 21 Janar 2018, 15:49

Foto dhe video nga tragjedia në Tiranë, gjashtë plumba drejt vajzës dhe vetes

Foto dhe video nga tragjedia në Tiranë, gjashtë plumba drejt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, ku një i ri ka qëlluar me armë një vajzë dhe më pas edhe veten.

Gjashtë plumba ka derdhur i riu në drejtim të vajzës dhe vetes së tij, në tragjedinë e ndodhur pak më parë në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”në Tiranë.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna në lidhje me moshën e të rinjve dhe identitet e tyre, ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur në afërsi të spitalit "Nënë Tereza".

Raportohet se të rinjtë ndodhen në gjendje kritike për jetën. Informacionet paraprake thonë se të rinjtë ishin në një marrëdhënie dashurie.

 

Foto nga vendi i ngjarjes