TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Keneth Muguna është lojtari më i ri i Tiranës.
Bardheblutë kanë gjetur akordin me klubin Gor Mahia, teksa kanë paguar 40 mijë euro për kartonin e mesfushorit, i cili pretendohet të jetë një nga goditjet më të mëdha.
Në Kenia për të ka vlerësime të shumta dhe tani do provojë një eksperiencë të re me Tiranën.
“Keneth Muguna është zyrtarisht pjese e Tiranës. Muguna ka firmosur sot një kontrate për katër vite e gjysme dhe është një investim i rendesishem i klubit për sezonin aktual dhe te ardhmen.
Mesfushori nga Kenia është 22 vjeç, pjesë e rëndësishme e Kombëtares dhe vjen nga skuadra e Gor Mahias.
KF Tirana e ka ndjekur lojtarin prej disa muajsh dhe ka arritur marrëveshjen për të blerë kartonin e tij nga skuadra kampione e Kenias”, njofton klubi bardheblu.
/TPZ.AL/