AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 22:54

Detajet e reja/ Hakorja: Ja çfarë ndodhi me 23 vjeçarin shqiptar, Florenc Beqiraj në Francë?

Kryeredaktori i TV Klan, Fatos Hakorja të martën ka bërë me dije disa detaje të reja rreth vdekjes së 23-vjeçarit shqiptar, Florenc Beqirajt në Francë.

Hakorja tregoi se 23-vjeçari ka punuar si shitës në një market të sendeve të vjetra, ndërsa punonte pa dokumente.

Duke iu referuar mediave franceze, ai deklaroi se Florenci ka folur me pronarin e tij dhe i ka rrëfyer se dikush mund t’a vriste.

Sipas tij, referuar videove të shpërndara në rrjetet sociale, tregohet se Florenc Beqiraj; i ka telefonuar një të afërmi dhe i ka shprehur një shqetësim.

Ndërkaq, Harkorja bëri me dije se 23-vjeçari kishte aplikuar për azil ekonomik, ndërsa Franca i kishte dhënë shansin për të rihapur edhe njëherë çështjen.

Referuar kësaj të dhëne, kryeredaktori i TV Klan, pyet se për çfarë arsye Florenc Beqiraj, duhej të kthehej në një kohë kur kishte fituar të drejtën për të rihapur çështjen e tij.