TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë është hartuar dhe firmosur kërkesa për heqjen e mandatit të tyre.
Burime të Panorama që kanë parë dokumentin që ka mbërritur në KQZ, thanë se është prokurorja Rovena Gashi që kërkon nga KQZ ndërprerjen e mandatit për deputetin Aqif Rakipi të PDIU dhe Gledion Rahovicën, deputet i LSI.
Por nëse KQZ miraton kërkesën dhe i hap rrugë prokurorisë, kush do futet në Parlament në vend të tyre?
Në listën e LSI në KQZ, pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila pritet të marrë mandatin e deputets. Sakaq, në listën e PDIU, deputete duhet të bëhet Florenca Halili dhe jo kandidatët meshkuj që renditen para saj. Kjo pasi ky subjekt politik, pra PDIU nuk e ka respektuar kuoten per barazine gjinore.
Sipas organit të akuzës, dy deputetët të cilët vite më parë kanë jetuar e punuar në Itali ku janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë, kundravajtje të cilat nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Zbulimi i ndalimit në Itali i këtyre dy deputetëve për vjedhje dhe përdorimi i emrave të tjerë është bërë pasi janë dërguar shenjat e gishtave tek autoritetet italiane dhe Interpol. Keshtu pretendon Prokuroria, raporton “shqiptarja.com”