AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 16:48

Kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit, reagon deputeti Rakipi

Kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit, reagon deputeti

Pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit, reagon deputeti i qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi. Rakipi mohon pretendimet e Prokurorisë për të shkuarën e dy deputetëve, Rakipi dhe Rahovica i LSI, të cilët vite më parë kanë jetuar e punuar në Itali ku janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë, kundravajtje të cilat nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Keshtu pretendon Prokuroria.

Zbulimi i ndalimit në Itali i këtyre dy deputetëve për vjedhje dhe përdorimi i emrave të tjerë është bërë pasi janë dërguar shenjat e gishtave tek autoritetet italiane dhe Interpol.

Ne nje prononcim për Report TV ai tha: Nuk kam qenë i arrestuar në Itali