AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 21:46

Deklarata e fortë e Bashës: Tymueset ishin edhe për ndërkombëtarët, që të mos mbyllin sytë

Deklarata e fortë e Bashës: Tymueset ishin edhe për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për seancën parlamentare ku u votua kryeprokurorja, dhe përdorimi i tymueseve, lëshoi një deklaratë të fortë. Sipas Bashës, tymueset ishin për kryeministrin Rama por edhe për ndërkombëtarët që të mos mbyllin sytë përballë skandaleve.

"Tymueset janë alarm edhe për miqtë tanë ndërkomëbtar, që të mos mbyllin sytë. Po të kishin reaguar ndërkombëtarët për kanabisin e vendit, situata do ishte ndryshe. Po të kishin reaguar për futjen në parlament të kriminelëve, imazhi i Shqipërisë do të ishte ndryshe." - u shpreh Basha.

/TPZ.AL/