TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i bindur se Kryeprokurori i përkohshëm do të përdoret për mbylljen e dosjeve të mëdha nën hetim. Duke folur në Top Story-n e kësaj të marte, Basha thotë se përmes kësaj po synohet të shkatërrohet reforma në drejtësi, që e quan shpresë të shqiptarëve.
“Qëllimi i reformës në drejtësi është një drejtësi e pakapur politikisht. Qëllimi i reformës në drejtësi është kontrolli i integritetit dhe profesionalitetit të figurës së gjyqtarit dhe prokurorit. Ku jemi sot?! Sot kemi një kryeprokuror pa veting, sot kemi një kryeprokuror për herë të parë me më pak se gjysmën e votave të Kuvendit, pra, kapur politikisht nga një parti.
Nga një parti e cila nuk është në nisje të mandatit të saj, por është në mes të një mandati të njollosur nga aferat më të mëdha kriminale dhe korruptive. Nuk ka fare rëndësi se cili person u kap dhe u vu në atë detyrë.
Mënyra se si u bë padyshim deligjitimon dhe diskrediton cilindo person, qoftë kjo edhe e shenjta Nënë Terezë, po të ishte zgjedhur, (se nuk dua të bëj krahasime që nuk qëndrojnë) pra, kushdo qoftë personi, mënyra se si u keqpërdor duke u emëruar në një pozicion pa veting, pa konsensus politik, në një moment kritik për hetime të tilla si dosja e Saimir Tahirit, i pari ministër i Brendshëm historinë e Europës 4 vjeçare, krahu i djathtë i kryeministrit i kapur në flagrancë nga përgjimet e Antimafies italiane si koka e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Pra, në këto kushte do të thosha është utopike që ne të shpresojmë se një emërim i tillë nuk ka pasur apo nuk ka një funksion të vetëm; mbylljen e dosjeve të krimit, sabotimin e reformës në drejtës si shpresa e vetme pas shkatërrimit të zgjedhjeve për të çmontuar lidhjet e krimit me politikën që janë sot e gjithë ditën arsyeja kryesore pse Shqipëria është në krizë politike, ekonomike dhe morale.
Pra, nuk ka krizë prokurori, ka krizë kushtetuese e cila është produkt i krizës politike. Cila është kriza politike?! Kemi një qeveri pa mandat popullor, një Parlament që ka dalë nga zgjedhjet të tjetërsuara me paratë e drogës dhe krimit dhe paratë e drogës dhe krimit janë vetë problemi.
Sepse tani vetë peshqit e mëdhenj që kanë përfituar nga paratë e drogës, krimit janë kapur në rrjeta ndërkombëtare siç është rasti i Saimir Tahirit, i cili natyrisht nuk mund ka vepruar si kokë më vete por lidhet drejtpërdrejtë me njeriun që sot ka çelësat e Kryeministrisë. E pra, kjo është thelbi.