TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vdekja e shqiptarit 23-vjeçar, Florenc Beqiraj, është në qendër të medieve franceze, të cilat po përpiqen të hedhin sa më shumë dritë në lidhje me këtë rast, saktësoi prefektura e Bouches-du-Rhone, se tashmë është përcaktuat edhe prokurori që do të ndjekë çështjen, Xavier Tarabeux nga Prokuroria e Marsejës.
Përveç faktit se, tashmë është hapur një hetim, në lidhje me shkaqet që e shtynë të ndërmerrte aktin e vetëvarjes në qendrën e paraburgimit në Marsejës, portali Ouest-france.fr, jep edhe disa të dhëna të frikshme.
Në Qendrën e Paraburgimit në Canet, Marsejë, në një burg që normalisht ka 140 vende, ka pritur gjatë një viti 1401 emigrantë, me një mesatare qëndrimi prej 17 ditësh.
Forumi i Refugjatëve, të cilin citon gazeta, denoncoi kushtet çnjerëzore, ku të paraburgosurve u mohohet thuajse gjithçka: pijet, produktet higjienike, telefonatat.
Vetëm gjatë dy muajve për shkak të kushteve dhe keqtrajtimit, në këtë qendër paraburgimi ka pasur shtatë tentativa për vetëvrasje.
Javën e kaluar, prefektura bëri të ditur se, do të ndërhyjë për të përmirësuar kushtet e qëndrimit dhe gjithashtu sigurinë e të paraburgosurve.
TPZ.AL
[caption id="attachment_46007" align="aligncenter" width="640"]
Qendra e paraburgimit, Canet, Marseje[/caption]