TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roberto Firmino shënoi dy herë teksa Liverpuli u rikthye në vendin e katërt në Premier Ligë me një fitore 5-0 ndaj Suons Sitit.
Filip Kutinjo, kapiten i ndeshjes së sotme, çeli serinë e golave me një goditje të bukur në trekëndësh pas gjashtë minutave lojë.
Shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Firmino realizoi me një gjuajtje në formë “voleji” pas krosimit të Kutinos.
Dy gola brenda një minutë, Trent Aleksandër-Arnold, me golin e tij të parë për klubin realizoi në minutën e 65-ty, ndërsa Firmino realizoi disa sekonda më pas golin e katërt për Liverpulin.
Aleks Okslejd-Çamberlajn kompletoi rezultatin 5-0 në minutën e 82-të.
Xhes Lingard erdhi nga stoli për të realizuar dy gola për Mançesterin, me Junaitid që vuajti shumë pasi ishte në dizavantazh 0-2 me Bërnlin në “Old Trafford”, në atë barazim dramatik 2-2 me golin e “Djajve të kuq” të realizuar në minutën e 91-të.
Më parë kishin shënuar për Bërnlin Ashley Barnes 3' dhe Steven Defour 36'.
Me barazimin e sotëm, Junaitid mbetet i dyti, por me 12 pikë larg Mançester Sitit.
Çelsi fitoi 2-0 me Brajton: Álvaro Morata 46' dhe Marcos Alonso 60'.
Ja dhe rezultatet e sotme të javës së 20-të në Premier Ligë.
/TPZ.AL/
[gallery ids="46035,46036,46037,46038,46039,46044,46045,46046,46042,46040,46043,46031,46032,46033,46034,46041,46028,46027,46030,46029,46047,46048,46049,46050,46051,46052,46053,46054"]