TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personat e tatueshëm, subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar apo të Tatimit mbi Fitimin, janë të detyruar të mbajnë llogari, regjistrime dhe regjistra për të gjitha ngjarjet dhe veprimet, që përfshijnë: furnizimet e kryera nga ana e tyre, furnizimet e marra prej tyre nga persona të tjerë, për të gjitha importet nga jashtë vendit dhe eksportet për jashtë vendit, në përputhje me dispozitat e Ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, dhe me aktet e tjera e nxjerra në zbatim të tij.
Për regjistrimin e veprimeve ekonomike e tregtare, që lidhen me detyrimet tatimore përdoren: Librat, regjistrat apo dokumentacioni, i përcaktuar në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, në ligjin për Akcizat, në ligje të tjera të veçanta tatimore dhe në aktet nënligjore në zbatim te tyre.
Regjistrimi i operacioneve ekonomike e tregtare të personit të tatueshëm në libra dhe regjistra bëhet në mënyrë kronologjike dhe sistematike. Këto regjistrime do të shërbejnë, si bazë për vetëvlerësimin dhe vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore të personave të tatueshëm apo, kur është rasti, për përcaktimin e detyrimit tatimor të tyre.
Regjistrat dhe librat, nga ana e personave të tatueshëm, mund të mbahen edhe në formë elektronike. Regjistrat dhe librat e mbajtur në format elektronik duhet të garantojnë, në çdo kohë, një pasqyrim të plotë të veprimeve ekonomike dhe të të dhënave për tatimet. Në këtë rast, personi i tatueshëm është i detyruar të lejojë hyrjen e administratës tatimore në çdo kompjuter, ku janë mbajtur librat dhe regjistrat.
Si regjistër për evidentimin e shitjeve me pakicë të kryera nga personat e tatueshëm shërbejnë: Edhe regjistrimet e bëra në memorien e pajisjes fiskale apo pajisjeve elektronike. Qarkullimi ditor i memorizuar në këto pajisje, hidhet për çdo ditë, me një shifër të vetme në Librin e Shitjeve. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për shitjet me pakicë te dokumentuara me dëftesa tatimore. Totali i qarkullimit të realizuar sipas gjithë dëftesave tatimore të lëshuara gjatë një dite, hidhet me një shifër të vetme në Librin e Shitjeve.
Tatimpaguesit, subjekte të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël, për përllogaritjen e detyrimit tatimor, janë të detyruar të mbajnë :
Regjistra, libra dhe dokumente të tjera, si dhe të lëshojnë fatura tatimore, dëftesa tatimore dhe kuponë tatimorë, në përputhje me ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, dhe udhëzimin “Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël”, në zbatim të tij. Këto regjistrime do të shërbejnë si bazë për vetëvlerësimin dhe vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore të personave të tatueshëm apo, kur është rasti, për përcaktimin e detyrimit tatimor.
Për tatimpaguesit, subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, që janë të regjistruar në TVSH, libri i shitjeve dhe libri i blerjeve, të mbajtura për efekte të TVSH-së, shërbejnë si të tillë edhe për efekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël./Monitor
KLD fle gjumë mbi dosjen e gjyqtares administrative Elvana Çiçolli
“Fati” i Ballist Morinës, reagon zyrtarisht ministria kroate e Drejtësisë. Ja ç'do të ndodhë
Skandal në QSUT, dështon 2 herë tenderi; FMN dyshime mbi ortakët
Sulmi kimik në Siri/ Erdogan: Do ta paguajnë shtrenjtë
Hetimet për kryeinspektorin në Durrës, gjykata vendos pezullim nga detyra. I shtohet dhe një akuzë
Lëkundje tërmeti në Jug të Shqipërisë
Protesta e biznesit të vogël, Rama: Tallje e opozitës, TVSH-ja do kontrollojë biznesin e madh
Siguracionet e makinave, miratohen tarifat për çdo kategori, ja sa do paguani
Zbardhen përgjimet e rrjetit të prostitutave në Shkodër/ “M’kan ardh nja dy shoqe…a janë të mira?”
Transportonte hashash ‘made in Albania’, prangoset greku
Historia rënqethëse, si i shpëtoi Kristian Panuçi vdekjes në avion
Tensione të forta Turqi-Greqi/ Avioni turk mbi ishullin grek, ushtria i kthehet me armë
Ish presidenti Nishani: Shpërthimi i popullit do të jetë i paimagjinueshëm
VIDEO/ Revoltohet tregtarja në Fier: Pushtetarët mbushin xhepat, ne s’hamë dot bukë
Punë në Norvegji me pagë deri 4500 euro nëmuaj, ja profesionet që kërkohen
Vijon procesi ‘Shullazi’, gjykata rrëzon dy kërkesa të avokatve
Historia që do të tronditë botën! Rrëfehet djali i Hitlerit: Luftova kundër babait tim
Pas aksidentit tragjik, familja Murataj hap dyert e mortit, përcjell në banesën e fundit viktimat
Mesazhi i Bashës: Rama ka qëllim vetëm mbrojtjen e oligarkëve
Ish-ministrja: Nuk jam kundër taksave, por duhet një bazë logjike