AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 09:39

Doli nga burgu me leje, ekzekutoi shokun në Shkodër, policia e shpall në kërkim

Doli nga burgu me leje, ekzekutoi shokun në Shkodër, policia e shpall

Një ditë pasi Angjelin Shkambi u ekzekutua me tre plumba brenda makinës së tij në Shkodër, policia nxjerrë detaje të reja.

Sipas të dhënave të orëve të para të këtij mëngjesi, mësohet se Shkambi u qëllua për vdekje për një borxh të pashlyer.

Është identifikuar autori dhe është shpallur në kërkim nga policia. Por më e rënda e kësaj është fakti se i dyshuari  për vrasje Artan Koçeku vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës.

TPZ.AL