TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vazhduar ritualin e nisur ditën e djeshme, për "matrikullimin" e nxënësve të shkollave që vizitojnë zyrën e tij. Ditën e sotme, rradhën për tu "matrikulluar" e kanë patur fëmijët e shkollës "Gjergj Fishta". Veliaj i ka pajisur këta fëmijë me disa pulla, që lexojnë "Takova Lali Erin". Kryetari Veliaj, është kujdesur veçanërisht që pullat të jenë sa më të lexueshme dhe emri i tij të dallohet edhe nga distanca të largëta. Veliaj shprehet se këta fëmijë e mbushin Tiranën me shpresë larg "cinizmit dhe ligësisë".
Veliaj ka një histori të gjatë të përdorimit të fëmijëve për propagandë. Qytetarëve të Tiranës nuk mund t'ju hiqen nga mendja imazhet e Veliajt me një fëmijë rom nëpër duar, apo me qindra fëmijë të tjerë që përqafohen thuajse çdo ditë nga kryetari.
Duke qenë se pullat "Takova Lali Erin", janë prodhuar masivisht, shumë nxënës në Tiranë nuk mund të shpëtojnë këtë fundvit, pa u "matrikulluar" nga Lali Eri i Bashkisë.
(shih fotot më poshtë)
/TPZ.AL/
[gallery ids="42108,42109,42110,42111,42112,42113,42114"]