AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 11:53

Juncker dhe Hahn nesër zbarkojnë në Tiranë, zbulohet axhenda e takimeve

Juncker dhe Hahn nesër zbarkojnë në Tiranë, zbulohet axhenda

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker si dhe raportuesi për Shqipërinë Johannes Hahn, do të mbërrijnë të nesërmen (25 shkurt) në Tiranë.

Ndërkohë këtë të shtunë është zbardhur edhe axhenda e takimeve që dy zyrtarët e lartë të BE-së do të kenë në Shqipëri.

Ata do të priten në orën 17:30 nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare në Kryeministri, për të zhvilluar më pas një takm kokë më kokë.

Ndërkohë që në orën 19:15, është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët e Ramës dhe Juncker.

Mes të tjerave, Presidenti i KE-së pritet të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Shqipëri.

Vizita e Juncker dhe Hahn në Tiranë, vjen në funksion të axhendës europiane për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.