AKTUALITET, 25 Nëntor 2017, 11:41

Digjet shtëpia në Kukës, familja me 12 persona në qiell të hapur (FOTO)

Këto janë pasojat e zjarrit e zjarrit në shtëpinë 12 anëtarëshe të Zeqir Skënder Litës në fshatin Kalis të Kukësit. Zjarri ra dje dhe dogji gjithçka.

Duke publikuar pamjet, bashkia e Kukësit shprehet se pavarësisht ndihmës së ofruar nga banorët e zonës për fikjen e zjarrit, asgjë nuk është arritur të shpëtohet nga paisjet dhe baza materiale.

Ndaj, bashkia Kukës i bën apel të gjithë bizneseve e qytetarëve për të kontribuar sadopak për këtë familje.