AKTUALITET, 31 Tetor 2017, 11:29

Një trup i pajetë është gjetur në ujrat e lumit Osum

Një trup i pajetë është gjetur në ujrat e lumit Osum

 

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Berat, kalimtarë të rastit kanë parë një trup të pajetë që lundronte në ujrat e pakëta të Osumit. Menjëherë ata kanë njoftuar policinë.  Uniformat blu kanë sjellë polumbarët të cilët kanë nxjerrë një trup të pajetë nga ujërat e lumit Osum.

Policia njofton se viktima është Nuri Jazi 50 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e mbytjes së 50-vjecarit, por sipas këqyrjes fillestare të policisë, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Trupi pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

TPZ.AL