TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ato janë të bukura dhe të pa rezistueshme dhe marrin miliona dollarë gjatë vitit. Këto janë pesë supermodelet më të paguara për këtë vit.
1. Falë bukurisë së saj, Kendall Jenner brenda një viti fiton 22 milionë dollarë, kështu ajo është bërë modelja më e paguar në botë. Ajo me fitimet e saj, ka arritur ta zbresë nga froni mbretëreshën e fitimeve për 15 vjet me radhë, Gisele Bundchen. Kendal fitimet e saj, i ka dyfishuar në krahasim me vitin paraprak. Këtë vit për çudi, fitimet e Gisele Bundchen kanë rënë në 17.5 milionë dollarë.
2. Edhe sot konsiderohet si njëra nga femrat më të bukura në botë dhe kjo pa asnjë ndërhyrje kirurgjike në trup. I thoshin se kishte hundë të madhe, ndërsa kur ishte e vogël, e quanin të shëmtuar. Por me karrierën e saj, ajo e ka dhënë përgjigjen ndaj këtyre komenteve. Chrissy Taigen kishte një fitim më të vogël, gjithsej 13.5 milionë dollarë. Vitin e kaluar njihej për skandalet në qilimin e kuq, duke zbuluar këmbët, por edhe mesin e këmbëve. Viti 2017 ishte paksa më i qetë, por ajo nuk mund të ikë nga natyra e saj. E pëlqen të ekspozojë trupin dhe me këtë gjë janë mësuar të gjithë, duke përfshirë edhe burri i saj John Legend.
3. Që në vitin 2000 ajo ka nënshkruar kontratën e parë. Adriana Lima është bërë ndër modelet më të kërkuara dhe më të paguara në botë. Këtë vit ka fituar 10.5 milionë dollarë, ndërsa përveç famës në pistat e modës, ajo së fundmi është e popullarizuar edhe për romancën me shkrimtarin turk Metin Hara.
4. Gigi Hadid edhe pse në krahasim me bukuroshet tjera ka fituar vetëm 9.5 milionë dollarë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm.
5. Me motrën Bella është bërë njëra ndër manekinet e reja më të kërkuara, ndërsa motrat për herë të parë kanë shëtitur në revynë e “Victoria’s Secret”.
