AKTUALITET, 31 Mars 2018, 17:26

Vllaznia mposht Skënnderbeun, Teuta fiton me Laçin

Vllaznia mposht Skënnderbeun, Teuta fiton me Laçin

Vllaznia ka mundur Skënderbeu në stadiumin “Loro Boriçi”, me rezultatin 2-1 në javën e fundit të fazës së tretë të Kategorisë Superiore.

"Heroi” i shkodranëve ishte sulmuesi Andi Ribaj, autori i të dy golave. Për Skënderbeun barazoi përkohësisht Soue. Duhet theksuar se korçarët nuk ishin në maksimumin e tyre, duke gabuar në mbrojtje jo pak herë. Vllaznia merr tri pikë me shumë vlera dhe ruan distancën me Teutën.

Teuta fitoi 1-0 ndaj Laçit, në ndeshjen e fundit të fazës së tretë. Vendasit luftuan për pikët e mbijetesës, teksa u përballën ndaj skuadrës së Mezanit, që kërkon kualifikimin në Europë. Shkalla ka kaluar në avantazh Teutën në minutat e fundit.