AKTUALITET, 31 Mars 2018, 17:10

Kokainë në ofiçinën e tij, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

Kokainë në ofiçinën e tij, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ofiçinës që është në pronësi të tij janë gjetur 31.13 gramë kokainë.

I arrestuari është identifikuar si Izmir Gurluge, banues në Lezhë. Policia ishte informuar më herët për veprimtarin e tij të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa sot u finalizua dhe arrestimi i tij.

Policia dyshon se 36-vjeçari mund të jetë pjesë e një grupi të strukturuar të shpërndarjes së drogës, teksa po punon për zbardhjen e e bashkëpunëtoreve të tij.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një peshore elektronike dhe një telefon celular.

Mbi Izmir Gurluge rëndon akuza “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.