AKTUALITET, 31 Mars 2018, 19:29

Rama reagon ashpër, i quan protestuesit vandalë: Tubimi u ngjiz në Tiranë

Rama reagon ashpër, i quan protestuesit vandalë: Tubimi u ngjiz
Kryeministri Rama siç edhe kishte parashikuar, ka dal në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar protestuesit se janë vandale dhe kanë dhunua policët. Sipas tij të gjithë ata që kanë thyer ligjin do të marrin dënimin që meritojnë. Ai tha se dhe opozita që ka iniciuar këtë protestë do të marrë sërish në zgjedhjet e ardhshme dënimin nga qytetarët.

Pjesë nga fjala e Ramës

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, mbi pronën e përbashkët dhe dhuna mbi policinë e shtetit, janë krime të rënda. U siguroj se këto shkrime do të ndëshkohen. Kush e vuri atë zjarr kush ushtroi vandalizëm dhe kush guxoi të ngrinte dorë mbi forcat e polices, nuk do ti shpëtojë ndëshkimin e ligjit.

Ndërkohë zjarrvënësve të kazanit politik të Tiranës, u them as populli i Shqipërisë dhe as populli i Kukësit, nuk kanë lidhje me ju.

Do të merrni përgjigje qershorin e ardhshëm , më shumë se sa morët përgjigjen qershorin e shkuar.

Të tërë bashkë mbledhur në kazanin , politik nuk din të bëjnë asgjë tjetër, të tallen me pakicën dhe pakicën e pakicës, për të bërë rrupmallë kur janë në pushtet.

Shumica e shqiptarëve rritet në numër dhe e di mirë se nuk bëhet Shqipëria me përralla dhe punë të pa lodhur.

Kukësi nuk do të kthehet kurrë në zjarr për mirë në politikën e Tiranës.

Asgjë që ndodhi sot në Kukës nuk është populli i Kukësit. Me vandalët do të silleni siç e meritojnë kundërshtarët e ligjit. Ndërsa ame qytetarët, do të bashkëbisedojmë dhe do të bisedojmë se si duhet bërë.