TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qyteti i Lozanës nё Zvicё,r refuzoi kёrkesёn e njё cifti musliman pёr nёnshtetёsi pasi ata nuk pranuan tё shtrёngojnё duart me zyrtarёt e bashkisё tё cilёt i pёrkisnin seksit tё kundёrt.
Bashkia iu refuzoi atyre aplikimin pёr nёnshtetёsi si pasojё e mungesёs sё respektit pёr barazinё gjinore, tha Kryetari i Bashkisё sё Lausannёs, Gregoire Junod.
Ai tha se komisioni mori nё pyetje ciftin disa muaj mё parё pёr tё pёrcaktuar nёsё ata i pёrmbushin kriteret pёr marrjen e nёnshtetёsisё.
Ai nuk bёri tё ditur kombёsinё e çiftit apo detaje tё tjera identifikuese por tha se “ata nuk pranuan tё shtrёngojnё duart me seksin e kundёrt.”
Ata gjithashtu treguan vёshtirёsi nё pyetjet e drejtuara nga njerёzit e seksit tё kundёrt.
Muslimanёt shpjegojnё se Islami nuk lejon kontaktin fizik me personat e seksit tё kundёrt, me pёrjashtim tё pjesёtarёve tё afёrt tё familjes.
Junod theksoi se liria e besimit dhe fesё respektohet sipas ligjeve tё Kantonit tё Vaudit qё pёrfshin dhe Lozanën, por “praktikat fetare nuk janё mbi ligjin”.
“Barazia gjinore mes meshkujve dhe femrave duhet tё jetё mbi fanatizmin.” tha ai.
Cifti ka 30 ditё kohё pёr tё apeluar vendimin.
Kjo nuk ёshtё hera e parё qё refuzimi pёr tё shtrёnguar duart ka hapur debate tё tilla nё Zvicёr.
Nё 2016, pati njё debat publik kur njё shkollё fillore nё veri tё vendit kishte lejuar dy vёllezёr Sirianё tё mos shtrёngonin duart me mёsuesen e tyre pasi ata ishin ankuar se kjo ishte kundёr mёsimeve tё fesё sё tyre.
Kjo ngjarje ishte njё refuzim i drejtpёrdrejtё i traditёs zvicerane tё shtrёngimit tё duarve me mёsuesin si shenjё respekti, por autoritetet vendase shpejt e mbyllёn kёtё cёshtje.
Sё fundmi, njё grua muslimane fitoi njё cёshtje diskriminimi nё Suedi pasi ishte refuzuar nё njё intervistё pune pasi nuk kishte pranuar t’i jepte dorёn intervistuesit.
Farah Alhajeh, 24 vjeç, ishte ftuar nё njё intervistё dhe shpejt pas mbёrritjes i kishte thёnё intervistuesit mashkull se nuk dёshironte t’i jepte dorёn pёr arsye fetare por vendosi t’a pёrshёndesё duke vendosur dorёn mbi zemёr sic ёshtё zakoni musliman.
Ajo i tha gjykatёsit se intervistuesi i kishte thёnё “Kёtu tё gjithё shtrёngojnё duart.”
Sipas saj, ajo ishte pёrzёnё dhe i thanё se intervista mbaroi. Ajo tha se do tё raportonte kompaninё dhe mё pas e çoi cёshtjen nё gjykatё.
/TPZ.AL/