AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 12:45

Çfarë po ndodh në Pedonale? Vjen paralajmërimi i fortë për Veliajn: Po e provon edhe në qendër. Do të dështosh...

Çfarë po ndodh në Pedonale? Vjen paralajmërimi i

Një tjetër paralajmërim ka ardhur për kryebashkiakun Erion Veliaj

Këtë herë faqja ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ ka publikuar foton e një punonjësi të bashkisë që po bën matjet për shembjen e pedonales ‘Murat Toptani’, e cila sipas Partisë Demokratike, do shndërrohet në rrugë për t’i shërbyer kullave që planifikohen të ndërtohen te Teatri Kombëtar.

Në faqen në rrjetin social, aktivistët e mbrojtjes së teatrit paralajmërojnë Veliajn se do të dështojë si te ‘Astiri’, në periferi të Tiranës, ashtu edhe në qendër të saj.

Postimi:

Po ndodh tani në Pedonale. Punëtorë po bëjnë matje për shembjen e Pedonales dhe Teatrit. Me sa duket, Erion Veliajt nuk i mjafton përplasja te Astiri, por provon dhe në qendër. Do dështoj te të dyja. Gëzuar Ditën e Pavarësisë.