AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 12:31

Protestuesit e Unazës së Re: Do t'i mbrojmë me gjak shtëpitë tona/ FOTO

Banorët e Unazës së re, kanë protestuar sërish sot për të 25-ën ditë rradhazi.

Ata bllokuan rrugën kryesore duke kërkuar dëmshpërblim real sipas vlerës së tregut.

Banorët u shprehën se protesta do të jetë e qetë nëse policia nuk i provokon sërish.

“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpitë nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë.

Do e ngremë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e qytetarëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashtë”- shprehen protestuesit.

Protestuesi janë të vendosur të kërkojnë të drejtën e pronës pavarësisht se kërkesa e tyre nuk është dëgjuar nga qeveria “Rama”. TPZ.AL