AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 12:17

Edhe në festimet për pavarësinë, Lali Eri flet për bonusin e qirasë për banorët e Unazës...

Edhe në festimet për pavarësinë, Lali Eri flet për

Erion Veliaj, ka mbajtur një fjalim në kuadër të festimeve për ditën e pavarësisë. Por, edhe në këtë fjalim, nuk mungoi propaganda e shëmtuar, për banorët e Unazës së Re. Veliaj gjeti vend në fjalimin e tij, për të folur për bonusin 3 vjet të qirasë apo banesat sociale që u ofron, banorëve të cilëve po u prish shtëpitë.

"Sot lipset që të kemi progres, minoritetet e zhurmshme ti respektojmë fjalën e tyre por maxhoranca e heshtur të eci para. Nëse do dëgjonim "dum babën" nuk do kishim këtë shesh as dhe liqenin. Ne jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës. Tirana do të ketë një unazë të madhe për ta shpëtuar nga trafiku. Do të akomodojmë këdo që ka nevojë për solidaritet. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë e sigurtë që ky qytet me këtë bujari nuk do të lërë asnjë njeri pa shtëpi e as pa bukë, ama nuk do të lëmë shtetin pa u zhvilluar. Ia kemi borxh një gjenerate të re e cila nuk do të na falë kurrë nëse ne do dëgjojmë minorancën Dum Babën"

/TPZ.AL/