TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona të shpallur prej kohësh në kërkim janë arrestuar sot në qytetin e Fierit.
Ata kërkoheshinpër katër vepra të ndryshme penale si dhunë në familje, vjedhje të energjisë elektrike si dhe falsifikim monedhash..
Sipasi njoftimit të policisë se personat e arrestuar janë të moshave 19 vjeç, 20 vjeç, 24c vjeç dhe 43 vjeç.
“Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që qarkullojnë me armë a sende të kundra ligjshme, të personave në kërkim, policia e Fierit kap dhe ndalon 4 shtetas të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe Specialistët për Hetimin e Krimit Ekomomik në DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
A.Sh, 24 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
S.O, 19 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”.
A.D, 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje”.
G.K, 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”. Për të katërt këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”- shkruhet në njoftim.