TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-trajneri i Real Madridit dhe Romës, Fabio Capello, ka thënë se kampioni evropian është duke e paguar çmimin e të menduarit se do të ishte më e lehtë të fitonte pa Cristiano Ronaldon.
Duke folur para takimit të së martës mbrëma mes Real Madridit dhe Romës në Ligën e Kampionëve, të cilën e fituan “Los Blancos”, Capello tha se Reali gaboi që mendoi se largimi i Ronaldos nuk do të ndikonte në rezultate.
“Ata po e paguajnë çmimin e të menduarit se do ta kishin më të lehtë të fitonin pa Cristiano Ronaldon dhe se gjërat do të ishin të njëjta”, tha Capello.
Ai shpjegoi se prania e Ronaldos në fanellën e gjigantit spanjoll ua ka futur frikën kundërshtarëve dhe u ka ndihmuar bashkëlojtarëve të vet të jenë më të lirë.
“Kur Ronaldo ishte në Real Madrid, rivalët e tyre frikësoheshin dhe bashkëlojtarët e tij ndienin më shumë liri. Ai mund të krijojë probleme në çdo moment. Megjithatë, Madridi ka shumë cilësi, prapëseprapë”, shtoi ai.