TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Pogradec, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec.
Sipas uniformave blu, dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë, 1 krëhër pistolete me 9 fishekë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.