AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 10:05

Atentati në bllok/ Në kërkim biznesmeni në konflikt me Ervin Matën

Atentati në bllok/ Në kërkim biznesmeni në konflikt me Ervin

Një tjetër person është shpallur në kërkim për vrasjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë të ditur se në kërkim policor është shpallur biznesmeni Eldi Dizdari, i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Po sipas të njëjtave burime, Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas informacioneve të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.

Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes./BW/